Djali nga Dragashi e detyron nënën të futet në taksi dhe të niset për Serbi

  • E.K /
  • 28 April 2021 - 13:13
 Djali nga Dragashi e detyron nënën të futet në taksi dhe të niset për Serbi

Një grua nga fshati Restelicë i Dragashit ka raportuar në polici se djali i saj me forcë e ka detyruar të futet në një veturë për të shkuar në Serbi.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Pas intervistimit, i dyshuari është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë në Prizren, pasi i njëjti ka probleme psikike.

“Fsh. Resteicë, Dragash 27.04.2021 – 08:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike), me forcë e ka detyruar të futet në një veturë taksi, me qëllim për të vazhduar për në Serbi. Palët janë ndaluar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë në Prizren për tretman të mëtutjeshëm”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)