Skandaloze: Prokurorët dhe gjyqtarët e dështuar mbrohen edhe me ligj, nuk ka sanksione për ti ndëshkuar!

 Skandaloze: Prokurorët dhe gjyqtarët e dështuar mbrohen edhe me ligj, nuk ka sanksione për ti ndëshkuar!
 Skandaloze: Prokurorët dhe gjyqtarët e dështuar mbrohen edhe me ligj, nuk ka sanksione për ti ndëshkuar!

Muhamet Kelmendi

  • 28 April 2021 - 12:34

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Spastrimin i sistemit prokurorial dhe gjyqësor nga elementet e dëmshëm dhe të paafte nuk është një çështje e lehtë dhe e thjeshte për ta kryer. Në këtë punë janë prokurorët dhe gjyqtarët, sikundër edhe vetë anëtarët KPK dhe të KGJK, të mbrojtur me ligj, dhe me ligj askush nuk ndëshkohet pse lëndët nuk kanë sukses apo pse dënimet janë të tilla që anulohen.  Kjo për faktin se masat e tilla shkojnë në lidhshmëri të punës në dokumentim të veprës.

 Me ligj nuk është e përcaktuar fusha e largimit nga puna për shkak të gabimeve, lëshimeve a ndonjë fakti tjetër që bëhet në çështjen e punës që bëjnë ata. Nuk ka bazë ligjore nxjerrja nga puna ose ndërrimi i punës për veprimet e tilla. Kjo konsiderohet se është një çështje e lirë dhe në kompetencë të lirive të prokurorit dhe të gjyqtarit. Vënia në binar mundë dhe duhet të bëhet me nxjerrjen e Ligjit mbi spastrimin e sistemit nga elementët dëmshëm.

Thjeshtë me VETTING bëhet kjo çështje dhe vetëm kështu krijohet baza ligjore e spastrimit të prokurorisë dhe të gjyqësorit nga elementët e papërgatitur dhe dyshimtë në sistem. Nuk kam mundësi tjera juridike. Natyrisht se sistemit të kontrollit të tillë duhet ti nënshtrohen tërë strukturat e sistemit prokuroria dhe gjyqësor. Dhe para se gjithash  vetë KPK dhe KGJK, sepse këtu qëndron baza e përgjegjësisë për  këtë sistem. Këto dy organe i kanë përcaktuar prokurorët dhe gjyqtarët dhe këtu qëndron përgjegjësia kryesor pse kemi dështime në sistemin tonë juridik.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".