Avokati i Popullit bën përgjegjës shtetin për vrasjen e gruas nga ish-burri në Emshir

  • E.K /
  • 29 April 2021 - 10:12
 Avokati i Popullit bën përgjegjës shtetin për vrasjen e gruas nga ish-burri në Emshir

Avokati i Popullit ka dal me një raport lidhur me vrasjen dhe vetëvrasjen që ndodhi më 14 mars, në lagjen Emshir në Prishtinë.

Sipas këtij raporti, autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte deklaruar atë, se kishte munguar koordinimi i veprimeve ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, nuk ishte njoftuar mbrojtësi i viktimave, si dhe nuk ishte përpiluar ndonjë plan sigurie për viktimën.

“Në këtë Raport konstatohet se autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte deklaruar atë, se kishte munguar koordinimi i veprimeve ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, nuk ishte njoftuar mbrojtësi i viktimave, si dhe nuk ishte përpiluar ndonjë plan sigurie për viktimën. Raporti gjen po ashtu se Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Kosovë në këtë rast nuk janë respektuar”, thuhet në raport.

Komunikata e plotë:

Reklamë

Avokati i Popullit, në pajtueshmëri me mandatin e tij kushtetues dhe ligjor, u ka përcjellë autoriteteve përgjegjëse Raportin ex officio nr. 150/2021 që ka të bëjë me vlerësimin e detyrimeve të organeve shtetërore për të mbrojtur jetën e qytetarëve nga dhuna në familje. Raporti trajton veprimet dhe mos mosveprimet e shtetit përkitazi me të drejtën për jetë, lidhur me vrasjen dhe vetëvrasjen e cila ndodhi më 14 mars 2021, në lagjen Emshir në Prishtinë, me ç’ rast një burrë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, e pastaj bëri vetëvrasje. Raporti analizon zbatimin e dispozitave kushtetuese, instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ligjeve, politikave dhe strategjive kundër dhunës në familje.

Në këtë Raport konstatohet se autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte deklaruar atë, se kishte munguar koordinimi i veprimeve ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, nuk ishte njoftuar mbrojtësi i viktimave, si dhe nuk ishte përpiluar ndonjë plan sigurie për viktimën. Raporti gjen po ashtu se Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Kosovë në këtë rast nuk janë respektuar.

Raporti rekomandon autoritetet përgjegjëse për hapat që duhet të ndërmerren, dhe të njëjtin në formatin e tij të plotë mund ta gjeni në ueb faqen e IAP-së, në këtë link:

(Kosova Sot Online)