KGJK-ja dhe KPK-ja përgjegjës kryesore për kapjen e sistemit të drejtësisë nga krimi e korrupsioni!

KGJK-ja dhe KPK-ja përgjegjës kryesore për kapjen e sistemit të drejtësisë nga krimi e korrupsioni!
KGJK-ja dhe KPK-ja përgjegjës kryesore për kapjen e sistemit të drejtësisë nga krimi e korrupsioni!

Muhamet Kelmendi

  • 29 April 2021 - 07:51

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Këto dy institucione, me ndikim nga jashtë apo jo, kanë rënë në një gjendje që nuk janë në lartësinë e detyrës së organeve për të mbajtur prokurorinë në përgjithësi dhe tëra gjykatat nën mbikëqyrje ligjore. Ankesat e bëra kundër shkelëseve në sistemin gjyqësor dhe prokuroria janë të mëdha. Mirëpo mbi bazën e ankesave fare ose në mënyrë simbolike kanë marrë masa konkrete në raport me prokurorët a gjyqtarët si shkelës të ligjeve. Gjithashtu ka edhe shumë të dhëna se kritikuesit dhe ata që ankohen nuk po kalojnë mirë në jetën e tyre dhe në punë. Frika është e madhe e masave.

Shteti dhe e drejta ndërtohen mbi bazën e ligjit me ndërtimin e sistemit profesional të drejtësisë. Me këtë ruhet sistemi dhe vetë njeriu si qenie kryesore e sistemit. Tashmë ky sistem në Kosovë po vuan nga e drejta në zbatim të ligjit. Vendi ka norma shumë demokratike, por nuk po ka organe të nivelit të tillë si ligjet. Dihet se KGJK dhe KPK e mbajnë përgjegjësinë kryesore për dështimet e thella në tërë sistemin e drejtësisë në vend. Nga ky sistem nuk po kapen njerëzit dhe shkelësit në sistem. Dhe, kjo kështu do të shkon, derisa nuk reformohet vetë Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokuroria i Kosovës.

Këtu duhet intervenuar me masa në mënyrë që të kemi edhe veprime shëruese në sistem. Dështimet po shihen kryesisht te kapja e niveleve të larta për keqpërdorime dhe natyrisht për konfiskim të pasurisë. Mos kryeja e punës në këtë fushë po e qon vendin në një sistem ku po nxirret një Ligj i ri për verifikimin e pasurisë së pa ligjshme dhe mbi këtë do të ndërtohet një strukturë e re për hetim të kësaj fushe. Të shpresojmë se organet e tilla nuk vendosin përfundimisht, por janë vetëm organe për të bërë prova së bashku me prokuroritë kompetente dhe gjykatat janë ato që vendosin përfundimisht. Organet e administratës së tillë nuk duhet të kryejnë detyrën e prokurorisë dhe të gjykatave.

Me pasurin e paluajtshme dhe të luajtshme kërkohet të punojnë gjykatat profesionale civile si organe kryesore. Mos puna në fushën e tillë të gjykatave nuk duhet të shpie vendin nga veprimet administrative. Jo. Pushteti kërkohet të shërojë prokurorin dhe gjykatat. E jo ato ti përjashtoj nga puna në llogari të administratës. Kjo dërgon te një pushtet jo ligjor dhe antidemokratik. Në demokracitë moderne prona është e drejtë shumë e rëndësishme e njeriut. Ajo nuk guxon të rrezikohet a të kufizohet me masa ligjore dhe administrative. Këtë e ka vetëm gjykata.

Organet tjera munden vetëm të ndihmojnë sistemin e drejtësisë por jo të zëvendësojnë gjykatat në punën e vetë. Shikuar këtej i takon pushtetit që në mënyrë urgjente të merret me sistem, përkatësisht me prokuroritë dhe me gjykatat në të gjitha nivelet dhe fushat. Duke i rregulluar ato dhe duke i bërë profesionale, pa krim dhe korrupsion, fiton sistemi dhe ruhen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të qytetarit. Nuk duhet lejuar më tej këtë sistem të drejtësisë në Republikë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".