Në Greqi deri më 30 qershor çdo i rritur mund ta marrë vaksinën

  • E.K /
  • 29 April 2021 - 12:30
Në Greqi deri më 30 qershor çdo i rritur mund ta marrë vaksinën

Deri më 30 qershor, çdo i rritur që dëshiron të vaksinohet kundër koronavirusit në Greqi, do të jetë në gjendje ta bëjë.

Lajmin e dha ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias. Autoritetet kanë nisur fushatën e vaksinimit edhe te grupmosha 30 deri në 39 vjeç, me vaksinën e AstraZenecas.

E njëjta vaksinë do të përdoret edhe për kategorinë nga 40 deri në 44 vjeç.

“115 mijë qytetarë nga mosha 30-39 vjeç dhe 22 mijë të moshës 40-44 vjeç kanë prenotuar orare për vaksinim. Sakaq, 100 mijë shtetas nga 30-39 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës”, deklaroi Kikilias.

Ministri i Shëndetësisë tha se po bëjnë përgatitjet për të vaksinuar në shtëpi personat që e kanë të vështirë të lëvizin, kryesisht me vaksinën e Johnson and Johnson që kërkon një dozë të vetme.

Synimi i autoriteteve është të injektojnë 100 mijë doza në ditë.

(Kosova Sot Online)