Krokodili 5 metër hidhet mbi varkën e peshkatarit dhe tenton ta hajë

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 10:09
 Krokodili 5 metër hidhet mbi varkën e peshkatarit dhe tenton ta hajë

Një peshkatar është me fat që vazhdon të jetë gjallë pasi një krokodil 5 metra u hodh mbi varkë dhe u përpoq ta hante atë përpara tre shokëve të tij. Sulmi ndodhi brenda Parkut Kombëtar Kakadu, në Territorin Verior, në 24 Prill.

Sipas mediave të huaja, burri 32 vjeç nga Wollongong, u plagos duke marrë disa lëndime të lehta dhe u trajtua në Qendrën Shëndetësore Jabiru në Anzac Day për plagët.

Burri dhe tre miqtë e tij ishin ndalur në një lumë afër brigjeve të ishullit Mud për të ngrënë darkë kur ndodhi sulmi.

Era e ushqimit në bordin e anijes thuhet se ka motivuar zvarranikun e uritur. Eksperti i krokodilit Adam Britton paralajmëroi peshkatarët të qëndronin vigjilentë pasi sezoni i lagësht kishte mbushur sistemet e lumenjve, duke e bërë më të lehtë për krokodilët të endeshin lirshëm.

Ka pasur gjashtë sulme krokodili mbi njerëzit këtë vit në të gjithë Australinë, me një fatalitet në Queensland veriore. Mbetjet e trupit të Andrew Heard, 69 vjeç, u gjetën brenda një krokodili katër metra në Shkurt. Ai kishte shkuar për peshkim me një anije të vogël, por për fat të keq, krokodili e hëngri atë.

(Kosova Sot Online)