Llogaridhënia e instrumenteve të drejtësisë para bërjes së ligjit VETTING duhet të fillon tani!

Llogaridhënia e instrumenteve të drejtësisë para bërjes së ligjit VETTING duhet të fillon tani!
Llogaridhënia e instrumenteve të drejtësisë para bërjes së ligjit VETTING duhet të fillon tani!

Hasan Preteni

  • 30 April 2021 - 07:49

Shkruan: ANALIST - Hasan Preteni

 Një vit këta titullar duhet të mendojnë se çka do të raportojnë e nëse mendojnë se duhet raportuar ata duhet të mendojnë dhe çka duhet të ju thonë të zgjedhurve të popullit. A do të ju tregojnë se kënd e kanë punësuar, çfarë favoresh dhe kujt ja kanë ngritur , apo do të tregojnë për punën dhe rezultatet e punës. Detyrimi për raportim do të ndikoj që shumë prej titullarëve që tani në mënyrë jomeritore i ushtrojnë ato detyra që të ikin-largohen pa e pritur Vettingun. Ky veprim është emergjent e duke punuar në këtë drejtim paralel kësaj mund të lëvizin edhe gjërat tjera, ndryshimi i legjislacionit, përgatitja për Vetting dhe analiza funksionale e mekanizmave ekzistues. Nuk ka nevojë për mekanizma të rijnë por një rirreshtim i misioneve të mekanizmave ekzistues.

 Të gjitha këshillat që vijnë nga miqtë tanë të dëshmuar duhet të merren si objektiva,  si detyrime. Nga Departamenti Ligjor Amerikan erdhën sugjerimet më të sinqerta dhe më profesionale. Edhe në kohë lufte duhet jetuar dhe punuar. Edhe gjatë këtij "luftimi" me sektorin e drejtësisë duhet funksionuar shteti. Mekanizmat shtetëror duhet të kenë plan konkret me detyra konkrete dhe me orar të caktuar. 

 Cilat veprime, në cilën kohë duhet të ndërmerren dhe kush do të jenë përgjegjësit. Qytetari mezi po pret që të dëgjoj ndonjë lajm pozitiv nga segmenti i drejtësisë. Në vlerësimin tim, hapi i parë është; kërkesa e Kuvendit drejtuar kryeprokurorit për  raportim në Kuvend.Është praktikë e të gjitha shteteve me demokraci të konsoliduar që të ngrisin pjesën e llogaridhënies në nivelin më të lartë. Në Kuvend raporton edhe presidenti, kryeministri, kryeprokurori ( kryegjykatësi jo) dhe të gjithë titullarët e mekanizmave të pavarur. Pavarësia në veprim po keq interpretohet. Këta titullarë duhet të jenë të pavarur nga ndikimet nga jashtë por jo të pavarur nga përgjegjësia dhe raportimi. Vetë detyrimi për raportim do të ngre lartë përgjegjësinë dhe llogaridhënien.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".