Lexoni edhe:
Nis seanca ndaj Liburn Aliut, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person, pasi që i njëjti pasi i kishte shkaktuar vetes plagë me thikë, e kishte thirrur policinë dhe kishte thënë se është sulmuar nga katër persona.
Sipas policisë pas sigurimit të video-incizimeve është konstatuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë).
Nis seanca ndaj Liburn Aliut, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare Lexoni edhe:
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Rr .Ilir Konushevci, Prishtinë, 26.04.2021-21:35.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka raportuar për një rast lëndim trupor të shkaktuar ndaj tij prej katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Pas zhvillimit të hetimeve me urdhër të prokurorit janë siguruar video-incizime në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje .
(Kosova Sot Online)