Në Petrovë zhduket një e mitur

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 11:20
Në Petrovë zhduket një e mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur nga fshati Petrovë është zhdukur.

Për zhdukjen e së miturës në policinë e Kosovës, ka njoftuar gjyshja e saj.

Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Petrovë, 27.04.2021-10:30. Ankuesja femër kosovare ka raportua se mbesa e saj e moshës së mitur, nga data e lartëcekur ka dalur prej shtëpisë dhe nuk dihet se ku ndodhet. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)