Vjen goditja e madhe nga SHBA-të dhe BE-ja kundër planit famëkeq Vuçiq - Rama -Thaçi

Vjen goditja e madhe nga SHBA-të dhe BE-ja kundër planit famëkeq Vuçiq - Rama -Thaçi

Gani Qarri

  • 30 April 2021 - 07:32

Shkruan: ANALIST- Gani Qarri

Vendosmëria e kryeministrit Albin Kurti, presidentes Dr. Vjosa Osmani si dhe krye parlamentarit Glauk Konjufca për vendosjen e gjenocidit serb dhe krimeve të luftës të shkaktuara gjatë kohës së okupimit të Kosovës nga Serbia, në tryezën e bisedimeve në Bruksel dhe kërkimin e përgjegjësisë nga ky shtet okupator, krahas kërkesës për njohje, të mbështetur nga SHBA dhe BE-ja, ka vënë në alarm të madh Vuçiqin dhe të gjitha strukturat e aparatit shtetërorë të Serbisë sepse po nxirret jashtë agjendës projekti i ndarjes.

-Me ndryshimet më të reja politike nga Ballkani Jugperëndimor e deri në SHBA dhe veçanërisht burgosja e argatëve të kriminelit Vuçiq në Kosovë si Hashim Thaçi me shokë dhe ardhja e z, Biden për president të SHBA-ve, jo vetëm që e kanë çorientuar tërësisht, por pothuajse ia thyen të dy krahët dhe e dobësuan deri në atë masë fuqinë e ish ministrit të informatave të Millosheviqit dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, sa që ideja për ndarjen e Kosovës, i dështoi plotësisht dhe ngeli në gjysmë të rrugës, duke mos pasur më, se me kënd ta shtynte përpara këtë aventurë të rrezikshme kundër shtetit të pavarur të Kosovës.

Kështu që, pas shkuarjes së bashkëpunëtorëve të tij shqipfolës, nga skena politike në Kosovë dhe dështimit të ndarjes së Kosovës e vetmja shpresë e Vuçiqit, kishte ngelur matrapazi Edvin Kristaq Rama, në bashkëpunim me të cilin duket se përpiluan edhe të ashtuquajturin "non-paper” dhe me ndihmën e shërbimeve të fshehta serbe, si dhe agjencive të spiunazhit rus, promovuan ndarjen e Bosnjës për gllabërimin e mbi 51 % të tokave të këtij shteti dhe realizimin e planeve hegjemoniste të kriminelit Vuçiq për krijimin e Serbisë së Madhe.

Se shërbëtori i pështirë shqipfolës i Aleksandër Vuçiqit, Edvin Kristaq Rama është thellë i involvuar në këtë plan famëkeq e tejet të rrezikshëm pro-serb, për Kosovën e vërtetoi vet Edvini para pak ditësh, duke thënë se përkundër faktit që të tjerët nuk e kanë parë, një plan të tillë, ai e ka pasur në dorë, e ka parë dhe e ka lexuar vet.

Madje me gjithë qëndrimet e shprehura zyrtare të BE-së dhe vet SHBA-ve, për mos ndryshim të kufijve në Ballkan, që aktualisht është edhe një goditje tjetër vdekjeprurëse e projekteve të tilla konspirative, ato nga Rama dhe Vuçiqi, vazhdojnë të luhen në disa akte deri më tash, si tentim i imponimit të një marrëveshje të ashtuquajtur të dhembshme dhe me kompromise të mëdha, që si qëllim final kanë ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës.

Plan ky i ideuar nga vet krimineli Vuçiqi dhe Serbia, por i proklamuar nga kuislingu Hashim Thaçi dhe matrapazi Edvin Kristaq Rama me bashkëpunëtorët e tyre, ndaj menjëherë pas kthimit nga Tirana, ku duket ti ketë marrë direktivat nga Edvin Rama personalisht, Veton Surroi në mediumin e tij të pështirë, përsëriti serish publikimin e planit për ndryshimin e kufijve, por tani duke ia ndryshuar autorësinë nga Janez Jansha dhe provuar ta shesin të njëjtin plan, si propozim të Francës dhe Gjermanisë, dy vendet kryesore dhe më të fuqishme të BE-së, nga të cilat u mohua kategorikisht.

Por pa marrë parasysh lojërat meskine të Aleksandër Vuçiqit dhe shërbëtorit besnik të tij, Edvin Kristaq Ramës të cilin duket se Serbia investoi shumë që ta nxjerrë fitues edhe të zgjedhjeve të reja, në Shqipëri, ambasadori amerikan në Beograd Anthony Godfrey, është shprehur qartë, se njohja reciproke Kosovë-Serbi është politikë konstante dhe e pa ndryshuar e SHBA-ve, para dhe pas zgjedhjeve të fundit presidenciale.

Madje pothuajse në të njëjtën ditë, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan është deklaruar edhe BE-ja, me ç ‘rast vet zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian Eric Mamer, në një konferencë për media sqaroi përsëri se qëndrimi i Bashkimit Evropian rreth ideve për ndryshimin e kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pa marrë parasysh se a kanë ardhur letra, do të vijnë letrat apo jo, qëndrimi ynë është shumë i qartë, “Ne nuk jemi në asnjë mënyrë në favor të çfarëdo ndryshimi të kufijve dhe kjo çështje për BE-në, është e mbyllur një herë e përgjithmonë.

Për aq më tepër, lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, njëjtë me BE-në edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një komunikatë zyrtare të Departamentit të Shtetit ku shprehet qartë gatishmëria e SHBA-ve që të prijnë në këtë proces për njohjen reciproke, normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe prosperitetit të qëndrueshëm në rajon si garantues të zbatimit të marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Kështu që pas deklarimeve më të reja, të papritura rreth mënyrës radikale të zgjidhjes së problemeve në Ballkan, veçmas atyre ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, problem ky që e patën ngatërruar keq dhe me rrezik tepër të madh për Kosovën, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, edhe nga ana e Qeverisë Kurti, ka nisur puna për ndërtimin pa vonesë të një platforme adekuate për dialog me Serbinë, në mënyrë që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës dhe ballafaqohen me probleme të tilla.

Ndaj deklarimi i njëzëshëm aktual nga BE dhe SHBA, duhet ti shërbej Qeverisë Kurti dhe gjithë politikës kosovare në tërësi, që ti forcojnë edhe më shumë pozicionet e veta dhe qëndrimet e palëkundura shtetërore për kundërshtimin me vendosmëri të kërkesave grabitqare të Serbisë të cilat së fundi po shpërfaqen edhe me lansimin e dytë të dokumentit jo zyrtar dhe pa autorësi “non-paper”, madje nga shqipfolës të tipit të Veton Surroit.

E se në këtë aferë të rrezikshme për Kosovën, tanimë është involvuar thellë edhe Veton Surroi, e dëshmon ribotimi i projektit fantom, nga mediumi i tij, për të ashtuquajturën autonomi territoriale, asociacion e distrikte të veçanta për veriun, si dhe eksterritorialitet për kishat ortodokse, pa përmendur me asnjë fjalë dhe askund edhe kthimin e dhjetëra mijëra shqiptarëve të dëbuar me dhunë, në shtëpitë e veta në veri, as të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore, të cilët si i vetmi popull në rajon e më gjerë, nuk gëzojnë asnjë të drejtë kombëtare as njerëzore ne Kosoven e tyre ,por nën pushtimin arkaik të Serbisë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".