Shukri Buja përmend emrat e deputeteve që kanë fizik të mirë dhe ato që duhet të shkojnë në fitnes

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 11:43
 Shukri Buja përmend emrat e deputeteve që kanë fizik të mirë dhe ato që duhet të shkojnë në fitnes

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka treguar se cilët deputetë e kryetarë të komunave duhet të fillojnë me fitnes, e cilët kanë fizik të mirë.

Nevojë për fitness, sipas Bujës, kanë Shpend Ahmeti, Lutfi Haziri, Agim Bahtiri, Xhavit Haliti dhe Hykmete Bajrami.

“Kanë nevojë shumica e kryetarëve, por në vecanti kryetari i Prishtinës, i Gjilanit. Në ushtrime duhet të shkoj edhe Agim Bahtiri i Mitrovicës dhe Hykmete Bajrami ka nevojë gjithsesi me shku në fitnes. Xhavit Haliti ka nevojë bukur shumëme hy në fitnes”, ka thënë Buja.

Ndërkohë, fizik të mirë thotë se kanë Ramush Haradinaj, Naser Osmani, Bekë Berisha, Blerta Deliu-Kodra, Ganimete Musliu, Duda Balje dhe Adelina Grainca.

 “Ramushi e ka fizikun e mirë, Naser Osmani e ka pas një fizik shumë të mirë, Bekë Berisha është ma shumë me masë muskulore.  Nuk e di Ganimete Musliu a merret me fitnes, por e mban mirë fizikun. Duda Balje e ruan vijën e trupit, por se di nëse merret me fitness, po që e mbanë mirë trupin. Blerta Deliu nuk është keq. Adelina Grainca ka qenë mirë”, ka thënë Buja.

Intervistën e plotë mund ta gjeni më poshtë:

(Kosova Sot Online)