Plagosja te Tregu i Mitrovicës, hoxha pajton dy familjet

  • E.K /
  • 01 May 2021 - 14:40
 Plagosja te Tregu i Mitrovicës, hoxha pajton dy familjet

Hoxhë Fatmir Latifi ka njoftuar se ka arritur të pajtojë familjen Abdullahu nga fshati Suhodolli dhe familjen Asllani nga Vinarci.

I riu nga Suhodolli, kishte marrë plagë nga gjuajtjet me armë në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës, ku kishte mbetur i vdekur edhe një person.

Kurse, dorasi, Shefki Asllani, gjendet në paraburgim.

“Sot me datën 01.05.’21 ditë e Shtunë në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë, falë Zotit të lartësuar shtrihet dora e Pajtimit dhe Faljes në mes këtyre dy familjeve:  Familja ABDULLAHI prej Suhodollit të  Mitrovicës e fal plagosjen Familjes ASLLANI nga fshati Vinarci i Mitrovicës. Me respekt hoxha Fatmir!”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)