Shtëpia ku u masakruan 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu në Studime nuk kthehet në muze

  • A.P /
  • 03 May 2021 - 18:05
Shtëpia ku u masakruan 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu në Studime nuk kthehet në muze

Nexhmedin Gërxhaliu, i mbijetuari i masakrës në Studime të Vushtrrisë, ka rrëfyer për vrasjen e 13 anëtarëve të familjes së tij nga forcat serbe, 22 vite më parë.

Ai ka treguar se më 31 maj, 22 vite më parë, 13 anëtarë të familjes së tij, nëna, bashkëshortja me djalin, vëllau me bashkëshorten e tij dhe 7 fëmijë dhe djali i axhit të tij, janë masakruar nga forcat serbe.

Përkundër që 13 anëtarë të familjes i janë masakruar nga forcat serbe, ai tregon se shtëpia ku ka ndodhur masakra, nuk është kthyer në muze.

Gërxhaliu ka deklaruar se kërkesa e tij për ta kthyer këtë shtëpi në muze nuk është marrë për bazë.

“Me sa kam dëgjuar unë, janë të ndara mjetet nga qeveria, por dikujt nuk po i konvenon. Nuk e di për këtë. Nuk dojnë të tregojnë. Më 31 maj është 22 vjetori i rënies së familjes, ne bëjmë manifestime, por unë nuk kam status dëshmori me shkrim. Me dije shumë deklarata kam dhënë por kujt emër nuk i kam përmend dhe nuk i përmendi. Unë i kam dëgjuar në telefon duke thënë se Nexhi po donë ta paraqes ushtrinë e Kosovës në gjyq që kjo gjë nuk vie në shprehje”, ka deklaruar ai.

Gërxhaliu thotë se serbët që kanë masakruar familjen e tij mund të jenë të lirë duke jetuar në Mitrovicën Veriore.

Ai shprehet se ka munguar drejtësia në këtë rast, dhe se askush nuk po punon në këtë drejtim.

(Kosova Sot Online)