Policia aksion në Prishtinë, bastisen dy shtëpi, gjenden kallashnikovë e fishekë

  • E.K /
  • 04 May 2021 - 10:31
 Policia aksion në Prishtinë, bastisen dy shtëpi, gjenden kallashnikovë e fishekë

Policia e Kosovës ka bastisur dje dy shtëpi, njërën në fshatin Bërnicë e epërme si dhe në fshatin Siqevë në Prishtinë.

Gjatë aksionit të tyre, Policia ka gjetur një pushkë automatikë, fishekë e doreza të pistoletës.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Fsh. Bërnicë e epërme, Prishtinë 03.05.2021 – 13:22. Është raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje që kishte ndodhë në mes të disa personave njësiti policor me urdhër të prokurorit ka bërë kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar i cili nuk është takuar në shtëpi por nga një i afërm i tij mashkull kosovar është sekuestruar një pushkë automatike AK-47 të cilën armë i dyshuari e kishte pas me veti kur kishte ndodhë mosmarrëveshja dhe kjo është vërtetuar në bazë të kamerave të sigurisë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Ndërsa në Siqevë, ka gjetur në mal fishek, doreza të pistoletës dhe dy mbushës.

“Pas pranimit të një informate se në një shtëpi gjenden armë – municion njësiti policor ka shkuar në atë lokacion por në atë shtëpi nuk është gjete asgjë e dyshuar, ndërsa jashtë asaj shtëpie në një pjesë të malit janë gjete dhe sekuestruar 37 fishek të kalibrit të panjohur, 45 fishek të kalibrit 7.62 mm., dy pjesë të dorezës së pistoletës dhe dy mbushës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.”, ka bërë të ditur Policia.

(Kosova Sot Online)