“Ni teze pa martu e kom”, nisin shakatë shqiptare me Bill Gates pas lajmit për ndarje

  • E.K /
  • 04 May 2021 - 15:42
 “Ni teze pa martu e kom”, nisin shakatë shqiptare me Bill Gates pas lajmit për ndarje

Kosovarëve duket se nuk iu ik asnjë ngjarje pa e komentuar e pa bërë shaka për të. Njëjtë ka ndodhur edhe me lajmin për ndarjen e Bill dhe Melinda Gates, pas 27 viteve martesë.

Dikush i ka komentuar në fotografinë e tij të profilit, duke i thënë se e ka një teze pa martuar, nëse është i interesuar për lidhje.

Image

 

Një tjetër i ka shkruar në llogarinë zyrtare në Instagram, duke i treguar se si do të vepronte pas ndarjes, nëse do të ishte i pasur sa ai.

Image

Dikush i ka shkruar edhe gruas së tij, Melindës.

Image

Ndryshe, Bill dhe Melinda Gates kanë deklaruar divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash.

“Kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe ndërtuar një fondacion që operon kudo në botë dhe që i mundëson një jetë të shëndetshme dhe prodhuese njerëzve . Ndajmë ende besimin në atë mision dhe do vijojmë bashkëpunimin në fondacion, por nuk mendojmë se mund të rritemi më së bashku si çift”, është komenti i vetëm që deri më tani shpjegon vendimin e papritur.

Ish-CEO i Microsoft, pasuria e të cilit përllogaritet në afro 145 miliardë dollarë, dhe bashkëshortja e tij Melinda prej shumë vitesh drejtojnë fondacionin që mban emrin e tyre, që objektiv ka reduktimin e varfërisë, dhe krijimin e mundësive të qendrueshme të prodhimit.

(Kosova Sot Online)