Pas divorcit, të gjithë po flasin për ndarjen e pasurisë marramendëse të Bill dhe Melinda Gates

  • A.P /
  • 04 May 2021 - 18:59
Pas divorcit, të gjithë po flasin për ndarjen e pasurisë marramendëse të Bill dhe Melinda Gates

Pas 27 vitesh martesë, Bill Gates dhe Melinda Gates shpallën divorcin të hënën, duke thënë në gjykatë që “kjo martesë është prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Miliarderët, të cilët janë bashkëthemelues të një prej fondacioneve më të mëdha private bamirëse në botë, Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, thanë se ata kanë arritur një marrëveshje se si të ndajnë pasuritë e tyre.

Në kërkesën e tyre për divorc, çifti kërkoi nga gjykata që të ndajë pasurinë e tyre, interesat e biznesit dhe detyrimet siç përcaktohet në kontratën e tyre të ndarjes, e cila nuk u bë publike.

Sipas Forbes, bashkëthemeluesi i Microsoft është i katërti në listën e individëve më të pasur në botë me një vlerë neto prej 130.5 miliardë dollarësh.

Sidoqoftë, vlera neto e Melinda Gates, e cila themeloi Pivotal Ventures, një kompani investimesh e përqendruar tek gratë dhe familjet në 2015, nuk është e qartë. Ajo ka qenë gjithashtu autore e një libri.

Përveç kësaj, Fondacioni Bill dhe Melinda Gates kishte pasuri neto prej 43.3 miliardë dollarë në fund të vitit 2019.

Vitin e kaluar, fondacioni tha se do të shpenzonte 300 milionë dollarë në trajtim, zbulim dhe vaksina për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

(Kosova Sot Online)