Rukiqi: Nuk ka kuptim qe brenda vitit të humben mbi 10 ditë pune, vetëm pse një festë zyrtare, qëllon të jetë në fundjavë

  • E.K /
  • 05 May 2021 - 10:19
 Rukiqi: Nuk ka kuptim qe brenda vitit të humben mbi 10 ditë pune, vetëm pse një festë zyrtare, qëllon të jetë në fundjavë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Ligji për Festat Zyrtare duhet të ndryshojë sa më shpejtë.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka thënë se është e pakuptimtë humbja e 10 ditëve punë, vetëm pse një festë zyrtare qëllon të jetë në fundjavë.

“Uroj që ‘vikendi’ i sapopërfunduar të jetë alarmi i fundit për çoroditjen që e kemi në kalendarin e festave zyrtare. Ligji për festat zyrtare duhet të ndryshojë sa më shpejtë që është e mundur. Nuk ka kuptim që brenda vitit të humben mbi 10 ditë punë vetëm pse një festë zyrtare qëllon të jetë në fundjavë”, ka shkruar Rukiqi.

https://www.facebook.com/berat.rukiqi.7/posts/3011789509146596

(Kosova Sot Online)