Përdoruesit e rrjeteve sociale mendojnë se tek kjo foto e Joe Bidenit me Jimmy Carter diçka nuk shkon

  • E.K /
  • 05 May 2021 - 09:43
 Përdoruesit e rrjeteve sociale mendojnë se tek kjo foto e Joe Bidenit me Jimmy Carter diçka nuk shkon

Fotoja e Joe Biden nga vizita e tij tek ish-presidenti i SHBA-së Jimmy Carter bëri bujë në mediat sociale.

Ajo që provokoi shumë komente ishte madhësia e Joe Biden dhe gruas së tij në krahasim me atë të çiftit Carter.

Siç mund të shihni në foto presidenti aktual i SHBA dhe Zonja e Parë duken gjigandë pranë Jimmy Carter dhe gruas së tij.

Elementi i dytë që e bëri foton virale ishte fakti se asnjëri nga ata nuk mbanin maskë, pavarësisht faktit që Joe Biden në çdo dalje publike të tij duket se respekton protokollin anti-covid.

‘Një foto shumë e çuditshme. I respektoj të gjithë por fotografia është shumë e çuditshme’.  “Unë e di që njerëzit tkurren kur rriten, por nuk e dija se kjo vlen edhe për mobiljet”. ‘’Kush është fotografi??!Çfarë lente përdori ai dhe pse?” ishin disa nga komentet nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Jimmy Carter 96 vjeç dhe gruaja e tij Rosalyn 93 vjeç dhe jetojnë në një apartament që ish-presidenti i SHBA kishte ndërtuar para se të bëhej banor i Shtëpisë së Bardhë.

(Kosova Sot Online)