Besnik Bislimi: S’ka marrëveshje pa njohje dhe garancion për anëtarësim në OKB

  • E.K /
  • 05 May 2021 - 11:15
 Besnik Bislimi: S’ka marrëveshje pa njohje dhe garancion për anëtarësim në OKB

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se parimet e Qeverisë për dialogun me Serbinë janë të qarta. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Bislimi tha se i kanë pesë parime. Të parin e përmendi mosrinegocimin e marrëveshjeve të arritura.

“Nuk krijohet shtresë e re qeverisëse; nuk preket sovraniteti; nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje”, tha Bislimi, duke renditur parimet e përmendura.

Në fund, ai tha përmendi edhe njohjen nga pesë vendet E BE-së dhe garancionin për të qenë pjesë e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Tutje, Bislimi tha se ndonjë informatë që e rrezikon objektivin e Kosovës në dialog do të mund të mos publikohet. Kështu u shpreh kur u pyet nëse do ta bëjnë publike axhendën e dialogut.

“Kur mendoj se publikimi i një informate e rrezikon objektivin, unë nuk do ta publikojë atë informatë”, tha Bislimi.

(Kosova Sot Online)