E ngarkuara me punë e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, takon homologun amerikan

  • E.K /
  • 05 May 2021 - 13:53
 E ngarkuara me punë e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, takon homologun amerikan

E ngarkuara me punë e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri është takuar me homologun e saj amerikan, Jonathan Shrier.

Shrier ka postuar një fotografi në Twitter nga takimi me Demirin dhe i ka uruar mirëseardhje në komunitetin diplomatik në Jerusalem.

“Sot isha i nderuar ta takojë, Ines Demirin, e ngarkuara me punë e misionit diplomatik të Kosovës në Izrael. Mirësevjen në komunitetin diplomatik në Jerusalem”, ka shkruar Shrier.

(Kosova Sot Online)