PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme

  • E.K /
  • 06 May 2021 - 15:28
 PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme

Partia Demoktarike e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 16:00 do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Në njoftimin e PDK-së është bërë e ditur se në konferencë do të dalë nënkryetari I Kuvendit nga kjo parti, Bedri Hamza.

“Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK, Bedri Hamza, mban sot konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Konferenca do të mbahet në orën 16:00, në selinë qendrore të PDK-së në Prishtinë.

Ndryshe, pas përplasjeve në mes të opozitës dhe pozitës në seancën e sotme të Kuvendit, PDK sot ka mbajtur edhe një tjetër konferencë për media, ku ka folur shefi i deputetëve të kësaj partie, Abelard Tahiri.

(Kosova Sot Online)