23-vjeçari arratiset nga baza ushtarake, rrëmben autobusin e shkollës me 18 fëmijë

  • E.K /
  • 07 May 2021 - 09:54
 23-vjeçari arratiset nga baza ushtarake, rrëmben autobusin e shkollës me 18 fëmijë

Një 23-vjeçar në Karolinën e Veriut në SHBA është vënë në pranga nga policia pas një veprimi tejet të çuditshëm.

Ai u arratis nga baza ushtarake aty ku ishte praktikant dhe rrëmbeu një autobus shkolle në tentativë për t’u rikthyer në shtëpi, por nuk ia doli.

Jovan Collazo ishte i armatosur me një armë M4, por pa fishekë. Pasi u arratis, ai ndaloi autobusin dhe urdhëroi shoferin dhe 18 fëmijë të largoheshin. Më tej, ai u mundua të drejtonte autobusin, por nuk mundi ta bënte një gjë të tillë. 23-vjeçari hodhi armën në autobus dhe u nis në këmbë drejt shtëpisë së tij, por më kot, pasi u arrestua menjëherë.

“Ky incident mund të kishte përfunduar tragjikisht”, tha një nga drejtuesit e shkollës.

Pas veprimit të çmendur, ndaj 23-vjeçarit rëndojnë tashmë shumë akuza, me e rënda për rrëmbim, madje edhe për grabitje të dhunshme.

(Kosova Sot Online)