Kërkoi të shtrohej në spital psikiatrik, Gjykata Apeli merr vendimin për Rudolf Nikollin rreth sulmit me thikë në xhami

  • E.K /
  • 07 maj 2021 - 13:11
 Kërkoi të shtrohej në spital psikiatrik, Gjykata Apeli merr vendimin për Rudolf Nikollin rreth sulmit me thikë në xhami

Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Rudolf Nikollit për tu shtruar në një spital psikiatrik.

Avokati i Rudolf Nikollaj, i cili në 19 prill plagosi me thikë 5 persona në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë, kërkoi lirimin nga qelia të tij dhe shtrimin e tij në spitalin psikiatrik.  Avokati Isuf Shehi depozitoi kërkesën në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku kërkonte shtrimin dhe trajtimin e Rudolf Nikollaj në spitalin psikiatrik.

Kërkesë kjo e cila nuk mori miratimin e gjykatës duke u rrëzuar ditën e sotme.

(Kosova Sot Online)