Pas miratimit, Komisioni Hetimor mblidhet sot për shkarkimin e Presidentit Meta

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 09:08
 Pas miratimit, Komisioni Hetimor mblidhet sot për shkarkimin e Presidentit Meta

Komisioni Hetimor, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, bëhet me dije se do të mblidhet sot në orën 11:00.

Ndërkohë ky Komision drejtohet nga deputeti socialist, Alket Hyseni, ndërsa nënkryetari i komisioni është Myslim Murrizi. Sekretare është Klotilda Bushka dhe anëtarë të tjerë janë Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe  Arlind Çarçani.

Ndërsa zëvendësues janë emëruar Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi. Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

(Kosova Sot Online)