Kthehet në shtëpi e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Gjilan, thotë se e ka kaluar natën me një mashkull kosovar

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 09:23
 Kthehet në shtëpi e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Gjilan, thotë se e ka kaluar natën me një mashkull kosovar

Policia e Kosovës ka njoftuar se e mitura nga Gjilani që ishte raportuar si e zhdukur është kthyer në shtëpi.

Ajo ka deklaruar se e ka kaluar natën me një burrë, i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Gjilan 05.05.2021 – 15:10. Me 07.05.2021 lidhur me rastin viktima e rastit femër kosovare është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte kaluar natën me një mashkull  kosovar. Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili ka pohuar veprën në fjalë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)