Presidenti kroat e bën për pesë pare Aleksander Vuçiqin: Zot i një shteti të pasuksesshëm

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 14:36
 Presidenti kroat e bën për pesë pare Aleksander Vuçiqin: Zot i një shteti të pasuksesshëm

Ndërtimi i kampit ushtarak në Kosovë nga Kroacia ka nxitur reagime të ashpra në Serbi, duke bërë që të ketë reagime të shumta, duke e quajtur këtë provikim nga ana e Kroacisë. Mirëpo, presidenti kroat nuk ka kryer fare homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq për këtë çështje.

Presidenti kroat, Zoran Milanovic i është përgjigjur Vuçiqit duke theksuar fillimisht se ky nuk është aspak provokim. Sipas tij ky veprim i Kroacisë në Kosovë nuk është kurrfarë provokimi ndaj Serbisë, ndërsa shtoi se Serbia nuk po di si të dalë nga gracka në të cilën ka rënë 30 vjet më parë në Kosovë.

“Nuk është ky kurrfarë provokimi për Serbinë. Ata vetë nuk dinë si të dalin nga gracka në të cilën ranë 30 vjet më parë, nga orgjia e Milosheviqit në Kosovë, e cila çoi në luftë. Është kjo një mënyrë që të mbajnë votuesit e tyre në tension. Ata pësuan më shumë dëme edhe se Kroacia. Aq sa nuk u zhvillua Gjakova, po aq edhe Paraqini mbeti në vitet e ’80-ta”, u shpreh mes tjerash presidenti kroat.

Milanovic tha se Vucic po e drejton një vend të pasuksesshëm, me të cilin nuk po di çfarë të bëjë.

“Vuçiqi është zot i një shteti që nuk është i suksesshëm, i cili nuk di çfarë të bëjë me veten e vet. Bëjnë gjithçka që të mos hyjnë në BE, por negociojnë”, theksoi presidenti kroat, Zoran Milanovic.

Kujtojmë, që Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman tha se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën edhe në aspektin e mbrojtjes. Ky shtet pritet të ndërtojë bazë ushtarake në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri kroat në takim me Gërvallën, i cili tha se ky projekt synon të rris sigurinë në rajon.

“Kemi marr vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në stabilitet të rajonit”, tha Grlic Radman.

(Kosova Sot Online)