Ata që vetë e votuan Gjykatën Speciale, tash i frikësohen ligjit! 

Ata që vetë e votuan Gjykatën Speciale, tash i frikësohen ligjit! 

Gani Qarri

  • 08 May 2021 - 08:55

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Vetë mënyra se si po përdoret edhe Gjykata Speciale kundër Qeverisë së sotme,  me akuza të pa bazuara duke nxjerr fajtor e përgjegjës për krijimin e saj dhe aktakuzat e para të ngritura kundër krerëve të dyshuar individual me emër e mbiemër, derisa janë pikërisht po këta opozitare të sotëm e pushtetarë të djeshëm që  me votën e tyre personale dhe nën presionin e liderëve të vet politik e krijuan këtë gjykatë e cila tanimë nuk është e huaj, por është  institucion i integruar  ligjërisht në kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Seanca e të enjtes në Kuvendin e Kosovës, mjerisht përveç se dëshmoi edhe një herë më tepër se kjo skenë turpi, ishte një akt i paprecedent që u përcoll me fyerje të paskrupullta e kërcënime banale dhe tensione të orkestruara nga deputetët gjysmanalfabet të PDK-së, vërtetoi edhe faktin se pushtetarët e inkriminuar, kanë arritur kulmin e zhgënjimit pas humbjes së pushtetit, nga frika e pritjes për ballafaqim të pashmangshëm me ligjin për të kaluarën e tyre kriminale. Opozitarët  në seancën e fundit, në mungesë të argumenteve, kërkonin me çdo mënyrë të improvizonin, pa shkas as arsye edhe akte dhune dhe përleshje fizike me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, gjë që është e dënueshme me ligj, nëse nuk kanë harruar, se pas humbjes së pushtetit, tanimë ligji do të veprojë edhe mbi ta, për cilat do veprime penale dhe kundërvajtëse të tyre.  Ndaj një kundërshtim i tillë meskin e brutal ndaj të vetmes Qeveri që mbi dy dekada pas lufte, e ka marr mandatin legal dhe në mënyrën më legjitime të mundshme nga vota e lirë e shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës, për herë të parë, po luftohet, mu nga partitë e inkriminuara një shumicë absolute shqiptare në Parlament, me mënyrat dhe mjetet më të pista duke bërë çmos që të provokojnë situata konfliktuoze deri në acarime me përleshje fizike, siç pamë publikisht skenat e paprecedent në seancën e  fundit të Kuvendit të Kosovës.

Duke parë sjelljet primitive të deputetëve agresiv e jashtëzakonisht arrogant të PDK-së të njohur për dhjetëra afera kundërligjore, për të cilat së shpejti pritet të vendosen në bankën e të akuzuarve dhe të marrin dënimet e merituara për bëmat e tyre korruptive e kriminale, kryesia e Kuvendit të Kosovës duhet urgjentisht, që konformë gjendjes së krijuar, për mbarëvajtjen e punës dhe ruajtjen e sigurisë së përfaqësuesve të popullit, ta nxjerrë një rregullore obligative për kodin e mirësjelljes dhe rregullat e lejueshme të veprimit të deputetëve në Parlament, si dhe ti përcaktojë konsekuencat ligjore për shkeljen brutale të tyre, siç vepruan sot deputetët gjysmë analfabet dhe arrogant e primitiv të PDK-së.

Kështu që veprimet e tyre duhet të parandalohen urgjentisht, e në rast nevoje, të angazhohen edhe organet e rendit dhe të sigurisë, në mënyrë që raste të ngjashme të mos përsëriten më në Parlament dhe në asnjë formë të mos lejohet shkuarja deri te konfliktet e hapura apo edhe përplasjet fizike, që do të kishin për pasojë edhe lëndimet e deputetëve rival në Kuvend.   Ndaj kundërshtimi i tashëm i Gjykatës Speciale jo vetëm se është tepër i vonë, por praktikisht është edhe i pamundshëm, siç është plotësisht i padrejtë tentimi për identifikimin e disa individëve të akuzuar për krime lufte me të gjithë luftëtarët e ndershëm e plotësisht të pastër të UÇK-s. Për aq më tepër, siç dihet botërisht nga të gjithë, nuk ishte Donika Gërvalla, deputetët e LVV-së, as Albin Kurti, ata që kanë iniciuar as votuar Gjykatën Speciale, përkundrazi LVV me të gjithë deputetët e vet e kanë kundërshtuar në të gjitha format dhe mënyrat, madje votues dhe iniciues me insistim të kësaj gjykate, ishin pikërisht deputetët e PDK-së me shefin e tyre në krye, kuislingun Hashim Thaçi i cili qysh me 2015, pa fije turpi, deklaronte publikisht, se kush nuk e voton Gjykatën Speciale është armik i pavarësisë së Kosovës dhe të vet UÇK-së! 

Kështu që dëmin më të madh UÇK-së dhe gjithë Kosovës, po ja bëjnë pikërisht deputetët e kriminalizuar të PDK-së, një pjesë e të cilëve e kanë vendin në burg dhe jo në Parlament, të cilët duke barazuar kriminelët dhe të inkriminuarit, me luftëtarët e sinqertë të luftës së lavdishme të ushtarëve të vendit dhe keqpërdorur përpjekjet e tyre të pakontestueshme për liri dhe çlirim të Kosovës, tentojnë për të mbrojtur vetëm interesat e tyre individuale dhe tejet kriminale, përderisa ti zbardhë Gjykata Speciale, bëmat e secilit,  e krijuar jo nga Kurti as zonja Gërvalla, por nga ata vet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".