Boris Johnson nën hetim për pushimet me të fejuarën

  • A.P /
  • 11 May 2021 - 00:00
Boris Johnson nën hetim për pushimet me të fejuarën

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është nën hetim nga Komisioneri Parlamentar për Standardet, mbi udhëtimin në  Karaibe i cili ka  kushtuar 15 mijë paund gjatë pushimeve verore të vitit 2019.

Johnson  dhe e fejuara Carrie Symonds e realizuan këtë udhëtim luksoz në ishullin Mustique. Shumë shpejt lindën dyshime për mënyrën se si u financua.

Komisioneri Parlamentar i Standardeve ka bërë me dije se po merret me hetimin e  kryeministrit britanik për një shkelje të mundshme të Kodit të Sjelljes së deputetëve.

Johnson dhe Symonds, tre muaj më vonë pasi njoftuan fejesën e tyre , qëndruan në një vilë në ishull, pjesë e Shën Vincent dhe Grenadines.

Përveç udhëtimit kryeministri britanik po përballet me akuza edhe për një hua nga donator Tory për të financuar një rinovim prej 58,000 £ të banesës së  tij në Downing Street.

(Kosova Sot Online)