Viktima dhe autori ishin miq, detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit, i riu u qëllua me një plumb në gjoks

  • E.K /
  • 11 May 2021 - 10:50
Viktima dhe autori ishin miq, detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit, i riu u qëllua me një plumb në gjoks

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema, ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme rrugën “5 maji” në Tiranë.

Sipas News24, autor dyshohet se është Marjus Dema, i cili mësohet se ka qenë mik me viktimën.

Paraprakisht bëhet e ditur se në momentin kur ka ndodhur vrasja, viktima ka qenë ulur jashtë ambienteve të një lokali, në shoqërinë e 5 personave, mes tyre edhe autori i dyshuar.

Mehmet Qema është qëlluar me një plumb në gjoks.

Menjëherë pas krimit, miqtë e kanë çuar 27-vjeçarin në QSUT, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi i policise mbrëmë

Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

(Kosova Sot Online)