Pas publikimit të fotos arrestohet i shumëkërkuari

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 10:43
Pas publikimit të fotos arrestohet i shumëkërkuari

Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar EDISON (Shaban) ADEMI, i cili kërkohej për veprën penale: Vjedhje e rëndë.

Por, falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, dje është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Pejë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё.

“Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)