“Nusja nuk lan, pastron dhe gatuan, dua divorcin”, burri ankohet por Gjykata mendon ndryshe

  • G.G /
  • 12 maj 2021 - 14:28
“Nusja nuk lan, pastron dhe gatuan, dua divorcin”, burri ankohet por Gjykata mendon ndryshe

Sipas tij, nuk lante dhe pastronte, por as nuk dinte të gatuante mirë, ose të paktën nuk e bënte me qejf. Kjo mjaftonte që burri të akuzonte bashkëshorten për mospërfillje të familjes, duke kërkuar si pasojë divorcin.

Kërkesa që italianit nga Foggia, iu dukën tejet legjitime, i ofenduar sepse pas kërkesës për divorc gruaja i kishte kërkuar edhe një mbështetje financiare, nga momenti që nuk punonte.

Por Gjykata italiane vendosi ndryshe. Sipas saj, akuzat nuk kanë asnjë provë, por verdikti nuk pranohej edhe në parim.

“Nuk mund të pranohet një situatë ku një prej dy bashkëshortëve të jetë i detyruar të kryej vetëm punë shtëpiake, për të cilët duhet të ndihmojnë të gjithë, edhe vetë fëmijët.

Me martesën, bashkëshortët kanë të njëjta të drejta dhe detyrime. Të dy duhet të japin kontributin e tyre sipas mundësive të secilit”, thuhet në zbardhjen e vendimit të gjykatës në Foggia, që nuk ka munguar të shkaktojë gjithsesi polemika.

(Kosova Sot Online)