Posta britanike emeton pulla në kujtim të princit Philip

  • S.A /
  • 14 May 2021 - 08:19
Posta britanike emeton pulla në kujtim të princit Philip

Katër pulla të reja u emetuan nga British Royal Mail në kujtim të princit Philip, dukës së Edimburgut. Imazhet bardh e zi tregojnë bashkëshortin e Elizabeth II, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 99-vjeçare. Mori 4 doza të Pfizer, 23-vjeçarja pi 7 litra ujë dhe ende është e dehidratuar. I pari, një portret i dukës si i ri, u mor nga fotografi Baron, ndërsa i dyti është ajo e Philipit që ndiqte praninë e djalit të tij Andrew, dukës së Jorkut, në Kolegjin Detar Dartmouth në Devon.

Një tjetër pullë është e Philip në Royal Windsor Horse Show, ndërsa imazhi i fundit është një portret i realizuar nga fotografi Terry O’Neill. Të katër pullat paraqiten në një fletë miniaturë me një kosto prej 6,65 paund (rreth 9,27 dollarë).Ato do të jenë në shitje nga 24 qershori.

(Kosova Sot Online )