Prokuroria Speciale u krijua nga politika me vendim politik!

Prokuroria Speciale u krijua nga politika me vendim politik!
Prokuroria Speciale u krijua nga politika me vendim politik!

Hasan Preteni

  • 14 May 2021 - 07:26

Shkruan: ANALISTI- Hasan Preteni

Prokurorët kanë punuar gjithçka vetëm jo atë çka është dashur të punojnë dhe për çka jo pak janë paguar. Edhe ato pak raste që i kanë dërguar në prokurori i kanë bërë me sherr dhe për favore ndaj politikës. Asnjë rast të fituar, nëse do të kishim meritokracinë në nivelin e duhur asnjëri prej tyre nuk ishte dashtë të jetë pjesë e procesit. Nga hetimet e dobëta nuk mund të fitohet asnjë rast, fajtor kryekëput janë prokurorët. Prokuroria Speciale e ideuar dhe e krijuar për të dështuar.

Prokuroria Speciale është prokurori politike, e formuar me vendim politik për ti shërbyer politikës. Nga fillimi ka pasur qëllime jo serioze, u nxor vendimi u proklamua, u përdorë politikisht për marketing dhe pastaj ju deshën disa vite derisa u funksionalizua. Për këtë prokurori nuk konkurroi asnjë prokuror me emër ( në atë kohë) konkurruan dhe u emëruan disa anonimusa dhe përkëdhelës të partive në pushtet-klanit në pushtet. Që nga ajo ditë nuk e solli asnjë rezultat.

U diktuan nga politika kënd ta hetojnë dhe kënd të mos e hetojnë, përkundër çdo etike profesionale e morale ata i tregonin politikës edhe për emrat e atyre q po i denoncojnë. Jo pak raste prokurorët në vend që të nisin hetimet ata ju përcjellshin mediave rastet kështu që në njëfarë mënyre edhe lidheshin me gazetarë e blinin qetësin. Disa vite më parë një gazetar kinse hulumtues, i fitoi disa shpërblime për kinse gazetari hulumtuese, i publikoi storiet dhe i fitoi shpërblimet. Pas një kohe pranoj se rastin e ka marr të gatshëm nga prokurori i caktuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".