Gjakovari tenton ta mbysë gruan derisa ishte në gjumë, e godet me kaçavidë në kokë e pjesë tjera të trupit

  • G.G /
  • 14 May 2021 - 11:25
Gjakovari tenton ta mbysë gruan derisa ishte në gjumë, e godet me kaçavidë në kokë e pjesë tjera të trupit

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit A.K, i cili dyshohet se ka tentuar ta vrasë bashkëshorten e tij, derisa ajo ishte duke fjetur. Rasti ka ndodhur natën e Bajramit.

Sipas Prokurorisë, ai kishte tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën, F.K, duke e goditur me kaçavidë disa herë në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Prokurori i rastit  ndaj të pandehurit A.K., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 12 maj 2021”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj  të pandehurit A.K., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 12 maj 2021, në shtëpinë e të pandehurit A.K., në fshatin Rogovë, Komuna e Gjakovës, pikërisht në dhomën e fjetjes, ku kishte tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën, F.K.,  përderisa e njëjta ishte duke fjetur, e godet me kaçavidë disa herë në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Prokurori i rastit  ndaj të pandehurit A.K., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 12 maj 2021.

(Kosova Sot Online)