LDK’ja mban sot konferencë për media, s’dihet arsyeja

  • S.A /
  • 15 May 2021 - 07:49
LDK’ja mban sot konferencë për media, s’dihet arsyeja

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot konferencë për media. Ende nuk dihet arsyeja pse është thirrur të mbahet kjo konferencë. Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të LDK-së, në orën 12:00.

Kujtojmë se dje gjatë ditës është krijuar tollovi para sallës “1 Tetori”, ku po kryhet vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19, proces ky që është kritikuar edhe nga deputetë të LDK-së. Ardian Shala, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka thënë mbrëmë se zotimi i Qeverisë Kurti që në vitin 2021, 60 për qind e qytetarëve të Kosovës të vaksinohen kundër COVID-19, nuk mund të arrihet me trendin aktual të vaksinimit. Ai i ka quajtur skandaloze pamjet para “1 Tetorit.

(Kosova Sot Online )