Rikthehen reshjet e shiut e bubullimat, moti për sot dhe katër ditët e arshshme

  • S.A /
  • 15 May 2021 - 07:53
Rikthehen reshjet e shiut e bubullimat, moti për sot dhe katër ditët e arshshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë këtyre ditëve. Në fundjavë parashihet të ketë mot të ndryshueshëm, derisa të hënën, moti do të jetë me diell.

E hëna fillon me mot më të qëndrueshëm dhe me intervale më të gjata me diell.  Nga e marta sërish mot i ndryshueshëm e me erë, ku priten edhe mundësi për të reshura shiu. 

Cilësia e ajrit edhe gjatë ditëve të ardhshme mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera mesatare, por në kushte të motit më të kthjellët dhe me diell, ditën e hënë do të arrijë edhe në vlera shumë të larta, e në këto kushte preferohet ekpozim më minimal në rrezet e diellit orëve të mesditës.

15.05 – Në mëngjes kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu.  Pasdite vransira dhe diell, me rrebeshe shiu dhe bubullima.  Në mbrëmje më pas priten kthjellime.

16.05 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

17.05 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.  Herë herë me vransira kalimtare, por pa mundësi për reshje.

18.05 – Vransira dhe intervale me diell.  Ditën me mundësi edhe për reshje lokale shiu.

19.05 – Më freskët, pjesërisht vranët e me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rritjes ditën e diel e të hënë, nga e mërkura në rënie.  Minimalet luhaten nga 7C deri 10C, e të mërkurën mund të zbresin në 5C.  Maksimalet deri të hënën rriten prej 18C, të shtunën, në 24C, mirëpo të mërkurën zbresin sërish në 18C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-10m/s, e nga dita e hënë me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike mbetet paksa e ulët nën vlera normale, me tendencë të rritjes nga mesi i javës së ardhshme.

Image

(Kosova Sot Online )