Vdes një person në një aksident trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë

  • S.A /
  • 15 May 2021 - 09:07
Vdes një person në një aksident trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën nacionale Podujevë-Prishtinë. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person. Sipas Policisë, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e gjendjes shëndetësore të të ndjerit. “Rr. Nacionale Podujevë-Prishtinë 14.05.2021 – 12:40. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë.

Dyshohet se deri tek aksident ka ardhur si pasojë e gjendjes shëndetësore të të dyshuarit tani të ndjer. Dyshohet se i dyshuari ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore e jo për shkak të aksidentit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion  ndërsa drejtuesi i veturës tjetër të dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online )