Kina ia kthen ShBA-së: Qindra miliona vaksina në depo, a u dhatë ndonjë aleatëve

  • E.K /
  • 15 May 2021 - 11:30
 Kina ia kthen ShBA-së: Qindra miliona vaksina në depo, a u dhatë ndonjë aleatëve

Ministria e Jashtme e Kinës ka reaguar ndaj deklaratës së Shteteve të Bashkuara, në të cilën Shtëpia e Bardhë tha se e dënon “përdorimin cinik” të ndihmave mjekësore nga Kina për t’i avancuar agjendat politike, duke e pyetur ShBA-në se sa vaksina u ka dhuruar shteteve tjera, përfshirë vendet aleate.

“A do të na tregojë ShBA-ja se a ka ofruar ndonjë vaksinë për ndonjë shtet, përfshirë aleatët? ShBA-ja ka 330 milionë banorë, 4 për qind të popullsisë botërore. Megjithatë, ka blerë 2.6 miliardë doza të vaksinave, një të katërtën e totalit botëror”, shkroi në rrjete sociale zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës.

“Përderisa shtetet po provojnë çdo mënyrë që të marrin vaksina të nevojitura urgjentisht, qindra miliona doza po rrinë në depo në ShBA”, thuhet në postimin e zëdhënëses kineze, Hua Chunying.

 

(Kosova Sot Online)