Gjermania heq karantinën për udhëtarët nga Kosova

  • E.K /
  • 15 maj 2021 - 16:10
 Gjermania heq karantinën për udhëtarët nga Kosova

Derisa numri i infektimeve me koronavirus ka rënë në Gjermani dhe në shumë pjesë të botës qeveria gjermane ka lehtësuar masat për udhëtime në disa vende.

Gjermania e ka ndryshuar listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë ku Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera nuk bëjnë pjesë më në këtë listë ashtu siç ishte më parë.

Gazetari i njohur i Deutsche Welle Bahri Cani nëpërmjet një video në kanalin e tij në youtube ka informuar të gjithë mërgimtarët se është hequr karantina për udhëtarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera, mirëpo vlen të theksohet se duhet të keni patjetër me vete një test “negativ” jo më i vjetër se 48 orë.

(Kosova Sot Online)