Qeveria e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit

  • A.P /
  • 16 May 2021 - 12:13
Qeveria e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit që prej disa ditësh është përshkallëzuar, kësisoj numri i viktimave po vazhdon të rritet,.

Derisa shtete të ndryshme kanë kritikuar Izraelin për konfliktin me palestinezët, nga Qeveria e Kosovës, rrjedhimisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i kane dal në mbrojtje Izraelit.

Nga kjo ministri përmes një postimi në Twitter kanë thënë se si çdo shtet edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2 mijë raketat e qëlluara mbi civilët nga Hamasi.

“Si çdo shtet # Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie.

(Kosova Sot Online)