Aksioni anti drogë/Ndalohet një person për kokainën që u kap në Lipjan, priten arrestime të tjera

  • G.G /
  • 17 May 2021 - 14:34
Aksioni anti drogë/Ndalohet një person për kokainën që u kap në Lipjan, priten arrestime të tjera

Dyshimet e para thonë se sasia e kokainës që u kap në qytetin e Lipjanit ishte në një kamion, brenda një oborri.

Autoritetet policore janë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin. Deri më tani është ndaluar një person dhe pritet të ketë arrestime të tjera. 

Sipas zyrtarëve policorë, sasia e kapur nuk peshon 2.2 ton. Forenzika aktualisht është duke e bërë matjen e sasisë së kapur.

Siç merret vesh se janë kapur 300 deri 400 kg kokainë.

(Kosova Sot Online)