Amerika i bën thirrje Izraelit dhe Palestinës që të mbrojnë civilët

  • E.K /
  • 17 May 2021 - 14:37
 Amerika i bën thirrje Izraelit dhe Palestinës që të mbrojnë civilët

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken duke folur në një vizitë në Danimarkë iu bën thirrje Izraelit dhe Palestinës për të mbrojtur civilët.

“Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të shqetësuara nga dhuna përshkallëzuese, qindra njerëz të vrarë ose të plagosur duke përfshirë fëmijë që tërhiqen nga rrënojat,” tha ai.

“Ne jemi gjithashtu të alarmuar se si gazetarët dhe personeli mjekësor janë vënë në rrezik. Palestinezët dhe izraelitët, si njerëzit kudo kanë të drejtën të jetojnë në siguri “, raporton BBC.

(Kosova Sot Online)