Si ndodhi gjithë ngjarja deri te sekuestrimi i rreth 400 kg kokainë në Kosovë

  • G.G /
  • 17 May 2021 - 15:42
Si ndodhi gjithë ngjarja deri te sekuestrimi i rreth 400 kg kokainë në Kosovë

Policia në Shqipëri dhe Kosovë kishte dy muaj që priste ngarkesën prej 400 kilogramë kokaine që ishte fshehur në paketa me mish të nisur nga Brazili. Sinjali raportoi ekskluzivisht se u arrestuan dy persona.

Atij i ishte vendosur GPS nga DEA amerikane dhe pritej që të mbërrinte në portin e destinacionit final që ishte Durrësi.

Më pas, policia kishte vendosur që të lejonte kalimin në port për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i 400 kilogramëve kokainë të nisur nga Brazili, ndërkohë që priste këtë ngarkesë, policia ka kapur gjatë kontrolleve rutinë edhe dy ngarkesa të tjera me kokainë.

E para u kap më datë 1 prill dhe kishte një peshë totale prej 49 kilogramësh. Kokaina në fjalë u kap në kontejnerin e biznesit të babait të Arbër Çekajt, i cili u arrestua disa vite më parë për futjen e më shumë se 600 kilogramëve kokainë në vend.

(Kosova Sot Online)