Moti për sot dhe tri ditët e ardhshme në Kosovë

  • E.K /
  • 18 May 2021 - 07:58
 Moti për sot dhe tri ditët e ardhshme në Kosovë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë tri ditëve të ardhshme në vend. Sipas PË’së, gjatë këtyre ditëve do të ketë reshje shiu.

18.05 – Pjesërisht vranët. Orëve të hershme të mëngjesit dhe paradite priten edhe reshje të dobëta shiu.

19.05 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite me të reshura shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima.

20.05 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu.

21.05 – Më shumë diell me vransira kalimtare gjatë ditës.

Temperaturat e ajrit pasi shënojnë rritje ditën e hënë, më pas do kenë një tendencë të rënies. Minimalet në rënie graduale nga 10C deri në 5C ditën e premte, maksimalet nga 24C, mund të zbresin deri në 17C ditën e enjte.

Të hënën pritet të fryjë erë më e fuqishme nga jugperëndimi 8-14m/s, me hove edhe deri në 18m/s. E ditëve të ardhshme do të fryjë edhe nga krahu veriore me shpejtësi 4-10m/s.

Shtypja atmosferike luhatet mes vlerave nën normale dhe përreth deri ditën e premte, kur shënon një rritje.

(Kosova Sot Online)