Mjaft me monopole, të gjitha kontratat pa bazë ligjore si me kompaninë Devolli... të ANULOHEN!

Mjaft me monopole, të gjitha kontratat pa bazë ligjore si me kompaninë Devolli... të ANULOHEN!
Mjaft me monopole, të gjitha kontratat pa bazë ligjore si me kompaninë Devolli... të ANULOHEN!

Muhamet Kelmendi

  • 18 May 2021 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në kuadër të punës se Qeverisë, kuptohet nëse angazhohet për shërim të sistemit ekonomik, ka shumë veprime që duhet të kryen për të mundur që ekonomia të shndërrohet në ekonomi zhvillimore dhe me karakter social për Kosovën. Në kuadër të kësaj pune kontratat e shumta të lidhura me kompanitë private duhet të rishikohen dhe të analizohen detalisht. Ku ka mundësi kërkohet të anulohet dhe kontratat e reja të lidhen mbi bazën ekonomike të karakterit dhe që ka domosdo karakter social.

-Kontratat që nuk mund të anulohet, nuk kërkohet të anulohet, sepse në kuadër të procedurës para Gjykatës së Arbitrazhit dënimet janë të rënda dhe shteti humb shumë. Ndërsa kontratat e lidhur me firmat, si me kompaninë Devolli, HIB, Lesna, ETC etj., por ku ka shkelje të procedurës apo gjinden fakte domethënëse për lëshime qëllimore dhe të karakterit ekonomik, ato mund dhe të kërkohet të anulohen. Ju takon organeve kompetente të rishikojnë kontratat, veprat antiligjore dhe këtej edhe të marrin masa konkrete të karakterit ekonomik dhe juridiko-penale. Këtu ka zakonisht dy masa: konkrete:

1. Masat ekonomike duke anuluar kontratat dhe 2. Masat juridiko-penale. Me këto masa arrihen qëllimet konkrete dhe nuk duhet të shpëtohet këtu pa konfiskim të pasurisë dhe pa dënime penale nga gjykatat kompetente. Pa këto masa nuk shërohet gjendja e tillë dhe ajo nuk e merre rrugën pozitive për Republike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".