Organizatori i marshit në mbështetje të Izraelit: Reagimi i Kosovës i duhur, por i vonuar

  • A.P /
  • 19 May 2021 - 22:11
Organizatori i marshit në mbështetje të Izraelit: Reagimi i Kosovës i duhur, por i vonuar

Organizatori i marshit në mbështetje të Izraelit, Arlind Imeri, ka folur për reagimin e Kosovës ndaj konfliktit të armatosur ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Sipas Imerit, marshi i organizuar nuk ka konotacion fetar e as etnik.

“Reagimi i Ministrisë së Jashtme ka qenë i duhur, por paksa i vonuar. Unë e vlerësoj lart. Kosova nuk guxon me mbajt qëndrim neutral kundër partnerëve tanë. Aq më pak kur bëhet fjalë kur bëhet fjalë për një shtet të tillë. Marshi i organizuar nuk ka konotacion fetar as etnik”, është shprehur Imeri.

Disa qytetarë të Kosovës do të mblidhen në sheshin ‘Skënderbeu’ në kryeqytet për të marshuar në solidaritet me popullin hebre.


(Kosova Sot Online)