Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

  • S.A /
  • 22 maj 2021 - 07:45
Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Nga fundjava pritet të jetë mot më i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë.  Ndërkohë, në fillim të javës së ardhshme temperaturat arrijnë edhe deri në 30C.

Cilësia e ajrit mbetet edhe gjatë ditëve të ardhshme në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo nga e diela mund të priten depërtime të pluhurit saharian mbi rajon, që mund të rrisë koncentrimin e pluhurit, e në këto kushte indeksi mund të kaloj në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta ditëve të fundjavës, e në këto raste preferohet të reduktohet qëndrimi në rrezet e diellit orëve të mesditës.

22.05 – Pas mëngjesit të freskët, ditën më ngrohtë, kryesisht me diell.  Herë herë me vransira kalimtare, por pa të reshura shiu.

23.05 – Shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell. 

24.05 – Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës mbetet shumë ngrohtë, me më shumë diell.

25.05 – Shumë ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.

24.05 – Mbetet shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit gradualisht shënojnë rritje, me minimale nga 6C deri në 15C ditën e martë, e maksimalet të dielen rriten deri në 27C, e ditën e martë në 29C e 30C. 

Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 3-12m/s, e ditën e hënë shkurtimisht do të fryjë edhe nga krahu verior.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta ditëve në vijim.

(Kosova Sot Online )