Zidane thotë se Reali do të ishte ekip më i mirë pa të

  • A.P /
  • 21 May 2021 - 16:18
Zidane thotë se Reali do të ishte ekip më i mirë pa të

Zinedine Zidane ka thënë se Real Madridi do të ishte një ekip më i mirë pa të, pas spekulimeve që e lidhin trajnerin francez me një kalim në Juventus.

Andrea Pirlo është në prag të shkarkimit, pavarësisht se triumfoi në Copa Italia dhe Superkupën Italiane këtë edicion.

“Zonja e Vjetër” gjendet e pesta në renditjen tabelare të Serie A dhe do të humbasë një vend në Ligën e Kampionëve nëse Milan dhe Napoli fitojnë të dielën kundër Atalantas, respektivisht Hellas Veronas.

Sipas disa raporteve, Zidane do të largohet nga Real Madrid gjatë verës dhe do ta zëvendësojë Pirlon në stolin e Juventusit.

“Ka qenë shumë e vështirë, por ne mbërrijmë në xhiron e fundit gati për të dhënë gjithçka,” tha fituesi i Kupës së Botës 1998 në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së fundit të sezonit kundër Villarealit.

“Ne kemi një lojë nesër, kjo është gjëja e rëndësishme. Pastaj do ta shohim sepse kemi kohë të flasim për këtë. Tani nuk është momenti. Pas 37 ndeshjeve, a mendoni se do të humbasim kohë për vitin e ardhshëm tani?

“Unë ose një person tjetër nuk është ajo që është e rëndësishme këtu. Thjeshtë ekipi. E nesërmja është gjithçka që na intereson. Kjo është e vërteta.”

Kur u pyet nëse Real Madrid mund të ishte një ekip më i mirë pa të ai u përgjigj: “Sigurisht”.

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri u takua me Real Madridin në fillim të këtij muaji dhe është një nga kandidatët për të marrë drejtimin në Stadio Bernabeu. 

(Kosova Sot Online)