Një komandant serb zbulon sekretin e tmerrshëm: Planifikonim t’i hidhnim shqiptarët në det, por Millosheviq ishte i frikësuar

  • E.K /
  • 22 May 2021 - 14:07
Një komandant serb zbulon sekretin e tmerrshëm: Planifikonim t’i hidhnim shqiptarët në det, por Millosheviq ishte i frikësuar

Komandanti i luftës që bëri kërdi në Kosovë ka rrëfyer gjëra të tmerrshme për kohën e luftës. Atëherë komandant i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë së Tretë të Ushtrisë Jugosllave, Vladimir Lazarevic, thotë se ushtria e Jugosllavisë ishte aq e fuqishme sa që në 1999 mund të kapte Ushtarët e Kosovës ti dërgonte deri në Tiranë dhe ti hidhte në Detin Adriatik.

Me këtë deklaratë ai ka pranuar se kanë ushtruar terror në Kosovë para e pas luftës.

“Ne ishim mjaft të fortë për të përballuar ushtarakisht çdo sulm tokësor dhe përpjekje për të depërtuar në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Nëse NATO nuk do të kishte ndërhyrë me sulmet e intensifikuara në territorin e Serbisë, në të cilën u vra popullsia civile (sipas disa vlerësimeve, kishte deri në 4,000 viktima civile), ushtria do të kishte depërtuar lehtësisht në territorin e Shqipërisë. Sidoqoftë, Slobodan Millosheviq ishte i frikësuar - dëshmoi një nga heronjtë e mbrojtjes së atdheut”

Gjegjësisht, presidenti i atëhershëm, siç thotë Lazareviq, vlerësoi se agresioni tokësor do të ishte shumë për Serbinë e vogël.

“Atij iu tha që Ushtria e Tretë mund të parandalojë çdo depërtim në territorin tonë, por Presidenti Millosheviç tha se Serbia nuk mund të shkonte më tej. Ai kishte frikë nga të ashtuquajturat bombardime me qilima të qyteteve serbe, domethënë përmbytja pa kriter e ndërtesave të banimit, e cila do të shkaktonte pasoja të tmerrshme për civilët. E kemi bindur kot se mund të durojmë ushtarakisht dhe madje të kalojmë në kundërsulm. Se kishim të drejtë u konfirmua disa muaj më parë, kur një oficer italian deklaroi se ushtarët e NATO-s filluan të iknin me kokë, pavarësisht kur panë dy tanket tona të dilnin në Prokletije. Ata menduan se do të kalonim nëpër Shqipëri dhe do t'i dëbonim në Detin Adriatik”- dëshmoi Lazareviç.

(Kosova Sot Online)