Nga doli COVID-19? Informacioni i ri në Wuhan ndez debatin për origjinën

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 13:43
Nga doli COVID-19? Informacioni i ri në Wuhan ndez debatin për origjinën

Në Wuhan u raportua rasti i parë me Covid-19 në nëntor të 2019-ës. Në mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një raport me 120 faqe duke theksuar 4 teori për origjinën e tij.

Një skenar shumë të mundshëm: virusi u përhap te njerëzit përmes kafshëve si lakuriqët e natës.

Një tjetër me shumë pak gjasa ishte që virusi të ketë dalë nga laboratori.

Por tani, ka dalë një informacion i rilidhur me kërkuesit në një nga laboratorët e Kinës, Instituti i Virologjisë në Wuhan.

Një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se 3 shkencëtarë të laboratorit u sëmurën në nëntor të 2019-ës dhe ishin shtruar në spital.

Departamenti i Shtetit njoftoi në janar se në vjeshtën e 2019-ës disa shkencëtarë patën simptoma të ngjashme me Covid-19.

Drejtori i Laboratorit në Wuhan u përgjigj për mediat shtetërore duke e quajtur raportimin “një gënjeshtër të plotë” dhe se “ato pretendime ishin të pabaza”.

Informacioni i ri ndez debatin për nevojën e një hetimi më në thellësi për origjinën e Covid-19.

Kjo edhe nga mungesa e transparencës në procesin e OBSH.

“Mendoj se duhet të vazhdojmë të hetojmë se çfarë ndodhi në Kinë për të zbuluar ekzaktësisht të vërtetën”, tha Anthony Fauci, virolog në SHBA.

(Kosova Sot Online)